Bislimi flet për zgjedhje: E kam target me pru LDK-në në njëshifror
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, ka raportuar sot në Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës.
Megjithatë, ai ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme. Në fakt, Bislimi është treguar arrogant në përgjigjen e tij. Në një përgjigje ndaj deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, Bislimi deklaroi se e ka për target të sjell LDK-në “në një shifror”
“Prapë po them në qoftëse doni me vendos temën e rendit të ditës si ka ardhur Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, mendoj se mund të diskutojmë edhe për këtë meqë kam qenë shef i fushatës zgjedhore. Edhe pastaj mund t’ju informoj se cila ka qenë strategjia me ju pru juve aty ku ju kemi sjell dhe me pru veten aty ku e kemi pru” – deklaroi ai.
“Prapë do jem shef i shtabit, por tash targetin e kam në një shifror me ju pru” – shtoi Bislimi.