Bislimi falënderon Viola von Cramon-in për kontributin rreth liberalizimit të vizave për kosovarët - NACIONALE

Bislimi falënderon Viola von Cramon-in për kontributin rreth liberalizimit të vizave për kosovarët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon bashkërisht me Shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog.

Zyra e Kryeministrit në komunikatë për media njofton se Bislimi ka falënderuar eurodeputeten për “kontributin madhor dhe mbështetjen e saj rreth arritjes së liberalizimit të vizave” për shtetasit kosovarë.

Në vijim, u diskutua dhe mbi angazhimin e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian, çështjet në lidhje me procesin e dialogut si dhe zhvillimet në vend, rajon e më gjerë. Në përfundim, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu falënderimin dhe vlerësimin e tij për rolin dhe angazhimin e znj. Cramon në Parlamentin Evropian dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, u tha në komunikatë për media.

Lajme të ngjashme