Bislimi: As analistët, as politikanët nuk e vlerësojnë kushtetushmërinë e Asociacionit - NACIONALE

Bislimi: As analistët, as politikanët nuk e vlerësojnë kushtetushmërinë e Asociacionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, është përgjigjur shkurtimisht në lidhje me çështjen e draftit të statutit të Asociacionit, që u publikua javën që shkoi nga Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i AKI-së.

Në komentin e tij, Bislimi theksoi se Gjykata Kushtetuese do të analizojë kushtetushmërinë e Asociacionit dhe jo analistët nëpër studio.

“Shqetësimet janë të individëve, të atyre që shpërndajnë drafte. Ne nuk punojmë me shqetësime, ne punojmë me analiza. Dhe për më tepër kushtetushmërinë e draftit të dërguar nga miqtë tanë ndërkombëtarë, e vërteton Gjykata Kushtetuese. As analistët nëpër studio, as politikanët. Janë njerëzit që marrin pagë mujore për me vlerësu kushtetushmërinë e dokumenteve të cilat u dërgohen atyre.” – deklaroi Bislimi gjatë një prononcimi të shkurtër për medie.

Lajme të ngjashme