Bislimi: Aplikimi për anëtarësim në BE, shenjë e përkushtimit të Kosovës - NACIONALE

Bislimi: Aplikimi për anëtarësim në BE, shenjë e përkushtimit të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvëndëskryeministri, Besnik Bislimi ka treguar detaje për vizitën e tij tre ditore në Bruksel.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se kjo vizitë kishte për qëllim informimin dhe koordinimin me institucionet kryesore të Bashkimit Evropian, në lidhje me aplikimin për anëtarësim në BE.

Ai tutje tregoi se ka pasur takime në Parlament, Këshill e Komision Evropian, ku theksoi takimin me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Bislimi tha aplikimi për anëtarësim në BE, është shenjë e përkushtimit maksimal të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian, të ndërthurur me mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të BE-së ndaj rrugëtimit e procesit të integrimit evropian të vendit.

Vendi ynë, ka përafruar politikën e saj të jashtme në linjë me Bashkimin Evropian. Pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe hapave përpara drejt liberalizimit të vizave, elementi përbërës kryesor për ta përmbyllur këtë vit të suksseshëm është aplikimi për anëtarësim në BE”, ka shkruar Beslimi në Facebook.

Zëvëndëskryeministri Bislimi tutje tha se është një hap i natyrshëm, ndonëse shtoi se janë gati për aplikimin për anëtarësim dhe kalimin mëtej në fazat e ardhshme, me përkushtimin e plotë në rrugën e gjatë përpara dhe në proceset e integrimit evropian.

Kosova ka shprehur përkushtimin e plotë ndaj vlerave e standarteve evropiane. Raporti për vendin 2022, riafirmoi progresin e fuqishëm të Kosovës në sundim të ligjit, demokratizim, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, politikat sociale e zhvillimit ekonomik mes shumë të tjerash. Kosova është tashmë në një trajektore të re të zhvillimit”, ka shkruar ndër të tjera Bislimi.

Lajme të ngjashme