Bislimi: Adnan Rrustemi më eleminoi nga gara, kishte frikë nga unë - NACIONALE

Bislimi: Adnan Rrustemi më eleminoi nga gara, kishte frikë nga unë

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Shkëlzen Bislimi ka folur për refuzimin e kadidaturës së tij.

I ftuar në Kanal 10, Bislimi ka thënë se arsyeja që i është refuzuar kandidatura është e pakuptimtë.

“Ka qenë arsye e pakuptimtë për shkak se kandidatura nuk është përputhje me deklaratën e kandidaturën. Kjo deklarata ka të dhëna personale që i bashkëngjitet kopja e letërnjoftimi”, është shprehur ai.

Por, më tej Bislimi ka shtuar se në këtë çështje ka ndikuar edhe fuqia e deputetit Rrustemi.

“Fuqia e deputetit ka ndiku, këto kanë qenë ndikimet e tij – që ma kanë ndalu kandidaturën. Mendoj që është frikësuar, për këtë arsye edhe më ka eliminuar nga gara”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme