Bisedimet LDK-VV, Lushaku mohon se është diskutuar për poste ministrore: Jemi në fazën fillestare
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka mohuar se kjo parti ka biseduar për VV-në për ndarjen e posteve ekzekutive.
Ajo ka bërë me dije se partia e saj nuk ka paraqitur deri tani kërkesa për poste ministrore në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme me partinë e Albin Kurtit.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ajo ka thënë se bisedimet në mes të dy partive janë në fazën fillestare.
“Në këtë fazë nuk kemi kërkesë. Kërkesa jonë tani ka të bëjë me formimin e presidentit, meqë aty jemi si parti politike që kërkojmë ose kemi peshën e votës dhe kërkohen votat tona për përbërjen e presidentit. Nëse kjo na çon te diskutimi edhe për qeverinë, pastaj do të diskutojmë”, ka thënë ajo.