Bisedat Mihali-Krasniqi, Gashi: Mihali rezulton si kordinatore e qeverisë apo ministre e ekonomisë - NACIONALE

Bisedat Mihali-Krasniqi, Gashi: Mihali rezulton si kordinatore e qeverisë apo ministre e ekonomisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Astrit Gashi ka komentuar bisedat e publikuara nga Nacionales në mes të koordinatores së VV-së dhe ish kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ai ka theksuar se asaj i mungon e drejta për të kërkuar raporte nga institucionet publike, përfshirë KEK-un, apo nga drejtorët e tij. Gashi i cilësoi veprimet e Mihalit si një shkelje të konsiderueshme të protokollit politik, duke e cilësuar ndërhyrjen e saj si një "vepër të ndërhyrjes të jashtëzakonshme të një zyrtari politik në menaxhimin e një ndërmarrje publike."

“Vepër të ndërhyrjes të jashtëzakonshme të një zyrtari politik në menaxhimin e një ndërmarrje publike. Mihali nuk e di a është drejtoreshë e Bordit të KEKut apo çka është. Kjo është vetëm kordinatore e VV-së. Nga këto biseda, e komunikim Mihali del sikur me qenë kordinatore e qeverisë apo ministre e ministrisë së ekonomisë. Krasniqi duhet të jap llogari. Komunikimi i Dejona Mihalit me Nagip Krasniqit, është e barazvlefshme me rrahjen si me qenë në ring. Ajo e ka marrë në pyetje për shkrim gazete që i ka interesu, i ka shkru. Për çfarë baze i ka shkruar e i ka interesuar. As drejtoi i KEKut nuk ka kompetenca për të raportuar, por as Mihali nuk ka drejtë me i kërku raportim”, tha Gashi.

Lajme të ngjashme