Bisedat e Kusarit dhe Milahit, Syla: As Mimoza dhe as Dejona nuk guxojnë të flasin me askënd pa lejen e Albin Kurtit - NACIONALE

Bisedat e Kusarit dhe Milahit, Syla: As Mimoza dhe as Dejona nuk guxojnë të flasin me askënd pa lejen e Albin Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Kanë me ju dalë krejt” - tha ndër të tjera analisti Valon Syla ndërsa po komentonte në "Pressing" mesazhet e Dejona Mihalit, koordinatore e Komiteteve në VV, me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Ju ka hjekë fija e hollohopkes që derisa t’i mbetë këmba cullak kanë me pa, qata nuk reagojnë e nuk folin nga VV-ja”,
u shpreh Syla.

Sipas tij, as Mimoza Kusari dhe as Mihali nuk kanë guxim të flasin me askënd pa lejën e kryeministrit Kurti.

“As Mimoza Kusari as Dejona Mihaili nuk guxon me folë me kerkond pa leje të Albin Kurtit, nëse dikush mendon që këto vetë janë hy e Albini s’është, është një e pavërtetë ose mendim naiv i dikujna”,
tha Syla më tej

“E dyta me rrymë me Nagip Krasniqin, do të ishte në rregull Dejona të përzihej po të ishte pjesë e ministrisë apo deputete, problemi është që kush është Dejona?”,
tha ai.

Lajme të ngjashme