Birra Peja “ia luan” Katarit për ndalimin e alkoolit - NACIONALE

Birra Peja “ia luan” Katarit për ndalimin e alkoolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndalimi i alkoolit gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit nga autoritet e shtetit të Katarit u bë njëra ndër temat kryesore në mediat botërore. Shumë tifozë nga vende të ndryshme gjithashtu postuan gjatë kësaj jave të parë të Botërorit video “në kërkim të alkoolit”.

Edhe në Kosovë kjo gjë është bërë temë diskutimi dhe kompania më e madhe e birrarisë në vend, “Birra Peja” ka shfrytëzuar këtë temë, për të bërë një reklamë përmes së cilës ka bërë një satirë me të cilën kritikon vendimin dhe qasjen e Katarit ndaj alkoolit.

Në reklamë shihet një kanaqe e birrës me alkool që është e mbështjellë me dizajnin e birrës me zero alkool. “Nga zero në hero”, është fjalia e parë si mbishkrim i reklamës, teksa vazhdon me “Niset Birraklia për Katar”.

Tema e alkoolit ka qenë edhe një diskutim që është brenda FIFA-s. Kompania belge e birrës “Budëeiser” ishte sponsori kryesor i Kampionatit dhe kishte dërguar me miliona litra birrë për t’i shitur por pas vendimit të Katarit për të ndaluar shitjen e alkoolit në 8 stadiumet kryesore, kompania ka thënë se të gjitha birrat do t’i jepen vendit që fiton Kupën e Botës në Futboll.

Lajme të ngjashme