BIRN-i serb thotë se Zvonko Veselinoviqi “më shumë ka fjetur në Prishtinë se në Mitrovicë”
BIRN-i serb ka shkruar dje një shkrim të gjatë për lidhjet e Milan Radojiçiqit, i kërkuar nga Kosova për sulmin e armatosur në Banjskë, me laboratorët e drogës në veri të Kosovës, të cilat Policia e Kosovës i kishte zbuluar dhe asgjësuar.
Por ky medium ka raportuar edhe për marrëdhëniet në mes të Zvonko Veselinoviqit dhe Radojiçiqit, dy figurave të dyshuara për krime të ndryshme në veri të Kosovës.
“Më shumë ka fjet në Prishtinë se në Mitrovicë. I njëjti burim thotë se Veselinoviqi është në evidencën e Policisë së Kosovës për shkak të veprave të shumta penale, por se për shkak të lidhjeve me mafian shqiptare ka arritur t'i shmanget ndjekjes penale.” – vazhdon shkrimi i BIRN-it në Serbi.
Duke u bazuar në burimet e tij, BIRN-i serb shkruan se gjatë kohës sa Veselinoviqi ishte në Kosovë, “ai flinte më shumë Prishtinë sesa në Mitrovicë”.