Bild: Kështu është Ballkani, nuk pres as përshkallëzim e as përparim të shpejtë
Ish ministri i jashtëm i Suedisë, Carl Bild, në një intervistë dhënë mediumit amerikan GZERO, ka folur në lidhje me situatën e krijuar së fundmi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se nuk pret as përshkllëzim e as përmirësim të shpejt të situatës.
Sipas Bild, ky është Ballkani. Kështu është zakonisht.
“Është një vazhdimësi e vështirësive që kanë qenë aty, që kanë të bëjnë me zbatimin e një marrëveshjeje të para disa viteve mbi targat dhe për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Dhe kjo përkon me përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të gjetur një zgjidhje më afatgjate ndaj problemit.
Nuk pres përparim të shpejtë. Nuk pres ndonjë përshkallëzim të shpejtë. Kështu është zakonisht Ballkani” ka thënë Bild.