Bilanci tregtar me Shqipërinë në disfavor të Kosovës: Eksportet mbulojnë vetëm një të tretën e importeve
Ekonomia e Kosovës vijon të karakterizohet nga një deficit i theksur në tregtinë e jashtme, me një varësi të madhe nga importet krahasuar me eksportet, sipas statistikave të vitit 2025.
Bilanci tregtar mbetet negativ edhe në raport me shumicën e vendeve fqinje. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, sipas Doganës së Kosovës, vlera e eksporteve nga Shqipëria arriti në 29.2 milionë euro, ndërsa importet shënuan 86.48 milionë euro.
| Shteti | Eksport | Import |
|---|---|---|
| Serbia | 10.6 milionë € | 51.7 milionë € |
| Shqipëria | 29.2 milionë € | 86.48 milionë € |
| Mali i Zi | 10.9 milionë € | 4.7 milionë € |
| Maqedonia e Veriut | 30.9 milionë € | 112.3 milionë € |
Burimi: Dogana e Kosovës.