Bien shifrat: Gjashtë raste aktive me koronavirus në Kosovë
Në Kosovë kanë nisur që të bien ndjeshëm rastet e reja positive të paraqitura me Covid-19.
Në Kosovë aktualisht janë gjashtë raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e kaluara është shënuar edhe një rast me këtë virus, derisa nuk raportohet për viktima.
Janë shëruar edhe 11 pacientë, me ç’rast numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 944.