Bien shifrat: 25 raste pozitive me Covid në 24 orët e fundit
Në Kosovë kanë nisur që të bien ndjeshëm shifrat sa i përket rasteve të reja me koronavirus.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24-orët e fundit në vend janë paraqitur 25 raste të reja me këtë sëmundje. Si rrjedhojë numri i rasteve aktive për momentin është 371 raste aktive.
Të vaksinuar brenda 24-orëve të fundit kanë qenë 20 persona.
Me dozën e katërt janë vaksinuar deri më sot 1 mijë e 741 persona, ndërkohë me dozën e tretë 105 persona.
