Bieda e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Kurti: Do të intesifikohet luftë hibride kundër Kosovës e qeverisë - NACIONALE

Bieda e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Kurti: Do të intesifikohet luftë hibride kundër Kosovës e qeverisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur në lidhje me publikimin e ri të Paparacit të një bisede në mes Mimoza Kusari – Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, bisedë që dyshohet të jetë bërë në qershor të vitit 2022, kohë kur Radoiçiqi ishte në listë të zezë të ShBA-së dhe i dyshuar nga Kosova për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në lidhje me këtë publikim, Kurti tha se nuk e ka dëgjuar e as parë.

Madje, Kurti e la të nënkuptohet se publikimi i përgjimit është një luftë hibride ndaj Kosovës e Qeverisë së tij.

Ju porsa e thatë se në këtë momente paska pasur ndonjë publikim. Kështu që në këto momente unë nuk kam as se si ta shoh, e as dëgjoj, por përshytpja ime është tash do të intensifikohet lufta hibride kundër Republikës së Kosovës dhe në veçanti ndaj Qeverisë sonë, kundër Grupit tonë parlamentar dhe kryetares së grupit parlamentar tonë. Këtë e kemi parë edhe në të kaluarën, unë nuk pres shumçka të re prej atyre të vjetërve” – tha ai.

Lajme të ngjashme