Bie përsëri çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare
Çmimet e naftës shënuan rënie të mërkurën, pasi në tregje po ekziston frika se rritja e shkallës së interesit për ta luftuar inflacionin, do të nxisë rënie ekonomike, duke e ulur kërkesën për derivate.
Çmimi i një fuçie naftë të papërpunuar në bursën “Brent” ishte 99.34 dollarë të mërkurën në mëngjes, 0.15 për qind më poshtë se në valën paraprake të shitjes.
Ndërkohë çmimi për një fuçi naftë të papërpunuar në bursën amerikane, ËTI, ishte 95.78 dollarë, 0.06 për qind më lirë se në valën paraprake të shitjes.
Aktorët e tregjeve po e përcjellin vizitën e presidentit amerikan, Joe Biden, në Lindjen e Mesme, ku pritet t’u bëjë thirrje Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera të Gjirit Persik që t’i shtojnë furnizimet për ta mbështetur stabilitetin e çmimeve.
Gazeta Nacionale raportoi edhe të martën për rënien e çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare. Ndër faktorët që kanë ndikuar në rënien e kërkesës thuhet se është edhe forcimi i dollarit amerikan në raport me euron.