Bideni do të takohet me Mohammed bin Salman-in pavarësisht nga kritikat - NACIONALE

Bideni do të takohet me Mohammed bin Salman-in pavarësisht nga kritikat

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të premten do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite për t’u takuar me princin e këtij shteti, Mohammed bin Salman, i cili de-fakto e udhëheq vendin.

Raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite ishin tensionuar për shkak të vrasjes së gazetarit saudit me banim në ShBA, Jamal Khashoggi, nga agjentët sauditë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Princi e ka mohuar përfshirjen e tij në vrasje, por inteligjenca amerikane ka arritur në konkluzionin se ai e ka miratuar vrasjen.

Në mesin e temave të diskutimit në takimin mes dy udhëheqësve do të jenë furnizimi me energji, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

Arabia Saudite është prodhuesja më e madhe e naftës në botë dhe përpjekja për përmirësimin e marrëdhënieve vjen pas rritjes së çmimit të derivateve, e nxitur nga lufta në Ukrainë.

Pritet që Shtetet e Bashkuara t’u bëjnë thirrje zyrtarëve sauditë që ta shtojnë prodhimin.

Të enjten vonë, Arabia Saudite njoftoi se do ta hapë hapësirën e vet ajrore për fluturimet komerciale izraelite. Vendimi u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme