Biden thotë se ShBA nuk do të lejojë kurrë që Irani të posedojë armë bërthamore
Presidenti Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Yair Lapid të mërkurën se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë kurrë që Irani të posedojë një armë bërthamore, tha Shtëpia e Bardhë, pasi Teherani kërkon garanci më të forta nga Uashingtoni.
Kujtojmë se, përkundër Izraelit ish-presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja në 2018 dhe rivendosi sanksione të ashpra, duke e shtyrë Teheranin të shkelte kufijtë bërthamorë të paktit. Megjithatë, Biden është zotuar të ringjallë marrëveshjen duke garantuar sigurinë e Izraelit, armikut rajonal të Iranit.
“Presidenti nënvizoi angazhimin e ShBA-së për të mos lejuar kurrë që Irani të fitojë një armë bërthamore” në një telefonatë në të cilën Biden dhe Lapid diskutuan gjithashtu “kërcënimet e paraqitura nga Irani”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Bëhet e ditur gjithashtu se Biden ka theksuar rëndësinë e përfundimit të negociatave për kufijtë detarë midis Izraelit dhe Libanit.
