Biden thotë se “nuk ka arsye për t’u takuar” me Putinin - NACIONALE

Biden thotë se “nuk ka arsye për t’u takuar” me Putinin

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye të mirë për një takim me presidentin rus Vladimir Putin.

Duke folur për CNN, Biden u pyet nëse ai do të takohej me Putinin në samitin e Grupit të 20 që do të mbahet muajin e ardhshëm në Indonezi.

“Do të varej konkretisht nga ajo për të cilën ai do të donte të fliste”, tha Biden, duke shtuar se nëse Putin donte të diskutonte yllin e burgosur të basketbollit amerikan, Brittney Griner, atëherë ai do të ishte i hapur për të biseduar.

Megjithatë, Biden më pas u shpreh se Putin ka vepruar brutalisht dhe se mendon që ai ka kryer krime lufte.

"Ai ka vepruar brutalisht, unë mendoj se ai ka kryer krime lufte, kështu që nuk e bëj, nuk shoh ndonjë arsye për t'u takuar me të tani,” ka thënë Biden.

Lajme të ngjashme