Biden: Tërheqja nga Khersoni, dëshmi se ushtria ruse ka probleme reale
Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se tërheqja e trupave ruse nga Khersoni është një "dëshmi" se ushtria ruse ka "probleme reale".
Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pas fjalës së mbajtur në lidhje me zgjedhjet e mesmandatit, Biden komentoi edhe vendimin e Moskës për të larguar forcat e saj nga qyteti kryesor ukrainas Kherson.
“Para së gjithash, më dukej interesante që ata pritën deri pas zgjedhjeve për të bërë atë gjykim, të cilin ne e dinim për ca kohë se ata do ta bënin,” tha Biden, duke shtuar se "kjo është dëshmi e faktit se ata kanë disa probleme reale."
Më tej presidenti amerikan tha se, mbetet për t’u parë nëse Ukraina është apo jo e gatshme të bëjë kompromis me Rusinë.
