Biden rezultoi negativ për Covid-19 - NACIONALE

Biden rezultoi negativ për Covid-19

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidenti amerikan Joe Biden rezultoi negativ për Covid-19 të shtunën, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Ai do të qëndrojë në izolim deri në testin e dytë negativ, tha mjeku i tij Kevin O'Connor.

“Presidenti ende ndihet shumë mirë”, tha ai. Biden doli pozitiv për herë të parë më 21 korrik. Ai kishte simptoma të lehta të sëmundjes dhe brenda pak ditësh rezultoi negativ.

Më pas, më 30 korrik, ai doli sërish pozitiv. Ai ka qenë i izoluar në Shtëpinë e Bardhë për një javë, por së shpejti duhet të rifillojë udhëtimet e tij. Ai duhet të vizitojë Kentakin, një shtet i goditur nga përmbytjet e mëdha. /Nacionale/

Lajme të ngjashme