Biden në Palestinë: Populli palestinez e meriton shtetin e vet të pavarur dhe sovran - NACIONALE

Biden në Palestinë: Populli palestinez e meriton shtetin e vet të pavarur dhe sovran

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në konferencën për gazetarë me homologun palestinez, Mahmoud Abbas, në kuadër të vizitës në Bregun Perëndimor, ka thënë se populli palestinez e meriton shtetin e vet të pavarur dhe sovran.

“Populli palestinez e meriton shtetin e vet, që është i pavarur, sovran, funksional dhe i ngjitur”, tha presidenti amerikan.

“Kur po qëndroj sot me ju, tash si president i Shteteve të Bashkuara, përkushtimi im për atë qëllim – zgjidhjen me dy shtete – nuk ka ndryshuar gjatë tërë këtyre viteve”, shtoi ai, shkruan Gazeta Nacionale.

“Populli palestinez është duke u lënduar tash, thjesht mund ta ndieni. Pikëllimi juaj, zemërimi juaj... edhe Shtetet e Bashkuara e ndiejnë këtë, por ne kurrë nuk kemi hequr dorë nga puna për paqe”, tha më tej shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Në anën tjetër, homologu palestinez, Mahmoud Abbas, tha se i pret hapjen e konsullatës amerikane në Jerusalemin Lindor, që është mbyllur nga administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ndërprerjen e ndërtimit të vendbanimeve izraelite.

Lajme të ngjashme