Biden fajëson Rusinë për krizën globale ushqimore - NACIONALE

Biden fajëson Rusinë për krizën globale ushqimore

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Presidenti amerikan Joe Biden ka fajësuar Rusinë për krizën globale ushqimore, duke e akuzuar vendin për "pompimin e gënjeshtrave" në lidhje me sanksionet perëndimore në mes të luftës së tij në Ukrainë.

"Rusia ... po nxjerr gënjeshtra, duke u përpjekur të hedhë fajin për krizën - krizën ushqimore - mbi sanksionet e vendosura nga shumë në botë për agresionin kundër Ukrainës. Kështu që më lejoni të jem plotësisht i qartë për diçka: Sanksionet tona në mënyrë eksplicite i lejojnë Rusisë mundësinë për të eksportuar ushqime dhe plehra. Nuk ka kufizim", tha ai në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

"Është lufta e Rusisë ajo që po përkeqëson pasigurinë ushqimore dhe vetëm Rusia mund t'i japë fund", shtoi Biden.

Biden më tej tha se deri në 193 milionë njerëz në mbarë botën po përjetojnë pasiguri akute ushqimore, "një kërcim prej 40 milionë në një vit".

Ai poashtu lavdëroi OKB-në për ndihmën për të ndërmjetësuar një marrëveshje të eksportit të grurit me Ukrainën dhe Rusinë dhe inkurajoi zgjatjen e saj.

Në fjalën e tij presidenti amerikan njoftoi edhe 2.9 miliardë dollarë mbështetje nga ShBA për ndihmë humanitare dhe ushqimore.

Lajme të ngjashme