Biden bisedon në telefon me presidentin e Polonisë pas ngjarjeve të fundit - NACIONALE

Biden bisedon në telefon me presidentin e Polonisë pas ngjarjeve të fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i SHBA Joe Biden foli me telefon me Presidentin Andrzej Duda të Polonisë nga Bali, Indonezia, tha Shtëpia e Bardhë, raporton CNN.

Zyrtarët polakë thanë të martën se dy persona vdiqën pas një shpërthimi në distriktin Hrubieszów në Poloninë lindore.

Një zëdhënës i qeverisë tha se ekspertët po hetonin atë që ndodhi dhe do të punonin për të mbledhur detaje të asaj që ai e quajti një situatë "serioze".

Biden është në Bali për të marrë pjesë në Samitin e Grupit 20.

Lajme të ngjashme