BIA merr në pyetje organizatorët e protestave në Beograd kundër minierave të litiumit - NACIONALE

BIA merr në pyetje organizatorët e protestave në Beograd kundër minierave të litiumit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencioni i Sigurisë dhe Informacionit në Serbi, BIA famëkeqe, ka intervistuar organizatorët e protestave kundër minierave të litiumit në Serbi, raportoi Radio Evropa e Lirë.

Dy prej organizatorëve, Zllatko Kokanoviq dhe Nebojsha Petkoviq bënë të ditur për REL-in se jo vetëm ata, por edhe njerëz të tjerë janë arrestuar nga BIA.

Mendoj që informimi i publikut na ka shpëtuar prej një ndalimi të gjatë”, ka thënë Petkoviq përmes një video-adresimi.

Ata kanë arrestuar njerëz në Suboticë dhe vende tjera”, ka thënë mes tjerash Petkoviq.

Që të dy, i thanë medias se, BIA i ka paralajmëruar se bllokadat e përfolura pas protestës janë ilegale dhe që të bëhen gati për t'u përballurme pasoja.

Lajme të ngjashme