Betohet kryeministri i ri i Hungarisë, pas pushtetit 16 vjeçar të Orban
Kryeministri i ri i Hungarisë, Péter Magyar, është betuar në detyrë, pothuajse një muaj pasi udhëhoqi partinë e tij Tisza drejt një fitoreje dërrmuese, duke i dhënë fund 16 viteve të sundimit të Viktor Orbán.
Tisza mban 141 vende nga 199 në parlamentin e ri – nga zero vende më parë, rezultat i faktit që partia u themelua vetëm dy vite më parë.
Dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në një “festë të lirisë dhe demokracisë” jashtë parlamentit në Budapest, përgjatë brigjeve të lumit Danube. Magyar u ka thënë hungarezëve të kalojnë përmes “portës së ndryshimit të regjimit”.
Partia Fidesz e Orbánit ra nga 135 në 52 vende dhe shfaq shenja shpërbërjeje.
Ai dhe figura të tjera kyçe të partisë kanë vendosur të mos i zënë vendet e tyre në parlament, ndërsa e ardhmja e tyre politike mbetet e paqartë.