Betohen asamblistët dhe kryetari në Ferizaj, kush e votoi kryesuesin? - NACIONALE

Betohen asamblistët dhe kryetari në Ferizaj, kush e votoi kryesuesin?

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Ferizaj janë betuar asamblistët, por edhe kryetari Agim Aliu.

Megjithatë, ajo që shtroi dilema ishte votimi për kryesuesin Xhavit Zariqi.

Ky i fundit që vjen nga AAK-ja, pati 26 vota.

Në sallë kanë qenë të pranishëm 40 asamblistë, prej të cilëve 18 nga PDK, 9 nga VV, 7 nga LDK, 3 nga AAK dhe tre nga “Ne mundemi”.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë fare në këtë votim.

Votat e PDK-së dhe AAK-së bëjnë në total 21. Si rezultat, është e paqartë nëse dikush nga VV-ja ka votuar pro kryesuesit Xhavit Zariqi.

Lajme të ngjashme