Betimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Simiq: Filloi zyrtarisht pushtimi i veriut
Lista Serbe ka reaguar pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Në një konferencë për medie, nënkryetari i këtij subjekti politik ka thënë se me këtë veprim ka filluar pushtimi i veriut.
“Filloi zyrtarisht pushtimi i veriut e do të përfundojë kur të vendosin serbët”, ka thënë Simiq, raporton Radio Evropa e Lirë .
Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t`i ndal verimet e tij në raport me veriun.
Sipas tij, këto veprime duhet të ndalen deri me 1 qershor, “Ndaluar represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve”, është shprehur ai.
Ai ka paralajmëruar nëse kjo vazhdon, përgjigjja e popullit serb do të pasojë më 1 qershor.