Besnik Tahiri takon kryetarin e Kongresit Amerikan dhe pesë kongresmenë - NACIONALE

Besnik Tahiri takon kryetarin e Kongresit Amerikan dhe pesë kongresmenë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është takuar me kryetarin e Kongresit Amerikan, Mike Johnson.

Gjatë vizitës në ShBA, ai ka takuar edhe pesë kongresmenë të tjerë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në të gjitha takimet ka theksuar angazhimin e Kosovës në forcimin e miqësisë në mes të dy vendeve.

“Gjatë qëndrimit tim në Huston të Teksasit pata nderin të isha pjesë e një eventi të nivelit të lartë në SHBA 🇺🇸 dhe të takoj kryetarin e Kongresit Amerikan, z. Mike Johnson dhe pesë Kongresmenë (z. Randy Ëeber, z. Dan Crenshaë, z. Morgan Luttrell, Brian Babin dhe Kevin Brady kryesuesi i Ëays & Means Committee) të cilët i falenderova për mbështetjen që SHBA i dha Kosovës në të gjitha etapat e saj. Në të gjitha takimet theksova se: Kosova ka një të ardhme të ndritur, dhe së bashku me miqtë tanë amerikanë 🇺🇸 me mbështetjen e NATO-s 🇽🇰, do të vazhdojmë të ndërtojmë një rrugë drejt prosperitetit, sigurisë dhe suksesit të përbashkët! Theksova se si vend angazhohemi në forcimin e miqësisë dhe partneritetin në mes të dy shtetëve dhe kërkova të kemi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës më NATO”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme