Besnik Berisha: Një medium lokal kërkoi 10 mijë euro që ta largojë një lajm për klientin tim - NACIONALE

Besnik Berisha: Një medium lokal kërkoi 10 mijë euro që ta largojë një lajm për klientin tim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Besnik Berisha ka shkruar në rrjetin e tij social facebook, për një aferë skandaloze që pretendon të ketë ndodhur.

Sipas tij, një medium lokal ka “lakmuar” 10 mijë euro shpërblim, për ta larguar një lajm për një klient të tij.

Edhe pse nuk e ka përmendur as mediumin e as rastin, ky reagim vjen në kohën e rastit të fajdeve ku u arrestuan 15 persona. Berisha është avokat i njërit prej të arrestuarve.

POSTIMI:

E dua fjalen e lire, e respektoj pafund cdo media te lire e te pavarur.

Ne vecanti e cmoj secilin medium qe me asnje cmim nuk e largon lajmin e sakte dhe te hartuar ne respektim te kodit te etikes per media.

Por, e denoj cdo veprim te kujdo qe ne emer te largimit te shkrimit/lajmit te sakte dhe objektiv ofron, kerkon apo pranon cfaredo shperblimi apo dobie pasurore.

Kjo nuk eshte etike, kjo nuk duhet te ndodhe dhe kushdo qe ofron, kerkon apo pranon, ai/ajo edhe veper penale konsumon ( Pranimi i ryshfetit ne sektorin privat).

Kete norme po ia rikujtoj sidomos nje mediumi lokal qe ne emer te largimit te lajmit per nje klient timin, kishte "lakmuar" hic me pak se 10 K shperblim.

Ketij matrapazi i them, kujdes se ligji ka mendu dhe per ty! Mos lakmo ate qe se meriton, mos shit moral per dicka qe vet e ben!

P.S. Kesaj radhe po e kursej nga publikimi i emrit sepse e dine vet personi se kush ka "lakmu" e si ka mendu me perfitu!

Lajme të ngjashme