Bërnabiq i kundërpërgjigjet BE-së që kërkoi t’i ndalin deklaratat për luftën: Kurti po provokon - NACIONALE

Bërnabiq i kundërpërgjigjet BE-së që kërkoi t’i ndalin deklaratat për luftën: Kurti po provokon

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrija e Serbisë, Ana Brnabiq e ka quajtur shaka deklaratën e BE-së, të cilët kërkuan menjhërë ëq të ndalën deklaratat për luftën nga Kosova e Serbia.

Bërnabiq ka thënë se se kryeministri Kurti provokoi një konflikt të armatosur me serbët.

“Duke parë këtë deklaratë, dikush do të mendonte se sot është 1 prilli, jo 14 gushti. Duhet të jetë një lloj shakaje (shumë e pakëndshme). Për 175 ditë, Kurti provokoi një konflikt të armatosur me serbët. Dhe atë në një vit që do të mbahet mend si viti në të cilin ai ua hoqi të drejtat më elementare të njeriut po atyre serbëve në Kosovë – duke i ndaluar të votojnë. Përveç një deklarate të kotë të shkruar, BE-ja nuk ka bërë absolutisht asgjë me këtë rast”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter.

Lajme të ngjashme