Berisha thotë se "pushteti ia mori edhe shokët": Frikësohen se nuk marrin projekte e nuk gjejnë punë - NACIONALE

Berisha thotë se "pushteti ia mori edhe shokët": Frikësohen se nuk marrin projekte e nuk gjejnë punë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionistja Kimete Berisha ka thënë se prej kohës kur Albin Kurti është në pushtet, shokët e saj të moçëm nuk ka guxuar të dalin të pinë kafe me të.

Shkrimin e saj në Facebook, Berisha e ka titullar “Pushteti m'i mori edhe shokët”, ku ka shpejguar se shokët e saj frikësohen që pushteti mund t’i largojë nga puna, nëse qëndrojnë me të.

Ajo është shprehur e indinjuar me mosftesën nga asnjë parti në organizimet e tyre me gazetarë për fundvit.

Në daç më besoni - në daç jo, prej se Albin Kurti është në pushtet, as shokët që i njoh qe '100' vjet, nuk kanë guxuar të dalin të pinë kafe me mua: - jo që nuk më duan, por dikush ka pasur frikë se kur t'i sheh Hajrullahu me mua 'nuk u jep pare për projekte të kulturës', e dikush ka pasur frikë se 'ma sheh sherrin e nuk gjen punë'.”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Shkrimi i saj:

Pushteti m'i mori edhe shokët!

1. Asnjëra parti nuk më ka ftuar në ndejat e fund-vitit me gazetarë e opinionistë. Që do të thotë: ose unë nuk jam gazetare ose veç mua më marrin seriozisht.

2. Në daç më besoni - në daç jo, prej se Albin Kurti është në pushtet, as shokët që i njoh qe '100' vjet, nuk kanë guxuar të dalin të pinë kafe me mua:

- jo që nuk më duan,

por dikush ka pasur frikë se kur t'i sheh Hajrullahu me mua 'nuk u jep pare për projekte të kulturës',

e dikush ka pasur frikë se 'ma sheh sherrin e nuk gjen punë'.

Që ka thënë Kamy, nuk ka gjë më të neveritshme sesa respekti i bazuar në frikë.

3. Mund t'i frikësohesh një krimineli, është normale, ama Albin Kurtit -

nuk ju 'bërtet' as nuk merr 'hak' nëse shokët e m'i - pinë kafe me mua.

4. Nuk është lehtë të jesh Unë,

me një fat të çuditshëm (nëse ekziston fati - se nuk ka mbet më asgjë për t'u besuar).

Pushteti m'i mori edhe shokët e shoqet!

5. E vetmja rrugëdalje nga vetmia është të fotografohem me Albin Kurtin (edhe një herë), e t'ua heq frikën prej tij.

T'ua sqaroj, pyeteni nëse nuk më besoni: se Albin Kurti u tregua fer me mua (përmes Glauk Konjufcës më ka ftuar të bëhem deputete e VV,

por s'kam dashur sepse kam menduar se nuk mund të ekzistoj si një njeri i varur nga grupi, e që më tregon dikush se çfarë duhet të mendoj.

6. Çka u bë me mua kështu?

Nuk ndjej asgjë. As inat, as hidhëeim, as nevojë të marr hak.

Prej se jam dorëzuar dhe nuk kam më asnjë pritshmëri - ndjej veç lumturi.

7. Unë jam bijë e Lutanëve, jam rritur në një shtëpi ku pleqnohej për çdo gjë: prandaj nuk më befason ligësia.

...ndërsa atdhedashurinë ma ka mësuar disidenti Teki Dërvishi, i cili një herë më ka pas thënë:

Unë shkruaj - e NN nuk guxon të lexoj.

Ky NN (s'po ia përmend emrin - sepse nuk i përdorë kujtimet e huaja) - mbahej si avangardë e shoqërisë.

P.S. 'Kur e hetoni se dikush po ju shmang - mos e pengoni'

~~ Budha

Mitrovicë, 3.1.2023

Lajme të ngjashme