Berisha: Sigurisht Memli me një darkë është bindur se Albini është mashtrues dhe rrenc
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, beson se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është i bindur se Albin Kurti është mashtrues.
Ai ka thënë se për këtë gjë mund t`i ketë shërbyer darka që ka pasur më 13 maj.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai e ka përmendur edhe një fjalë të urtë popullore.
“Sigurishtë Memli me një darkë është bindur se Albini është mashtrues dhe rrenc, se nëse shkon sipas një fjale popullore; Duhet me hangër një thes kryp me dikë për me njoftë… vajhalli!!!”, ka shkruar Berisha.