Berisha: Shteti nuk është i varfër dhe as pushteti dorështrënguar, por synojnë nënshtrimin e Policisë së Kosovës
Avokati, Besnik Berisha ka reaguar pas protestës së Policisë së Kosovës, para Qeverisë, ku prezantuan 14 kërkesa të tyre.
Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shteti nuk është i varfër e as pushteti dorështrënguar, por po synojnë nënshkrimin e Policisë.
Ai tutje ka vazhduar duke thënë që të mos dorëzohen dhe as mos të nënshtrohen, “lidhuni e bashkohuni sepse meriton shumë më shumë”.
Postimi i plotë:
Shteti nuk eshte i varfer e as pushteti doreshtrenguar, por juve po synojne me ju nenshtruar...!
Mos u dorezoni, mos u nenshtroni, lidhuni e bashkohuni sepse meritoni shume me shume!
Na falni per verberine per ta vleresuar misionin tuaj!
Zoti ju ruajt e ju bekofte!