Zafir Berisha: S’është lajm kur Zafa shihet me armë, por me ndonjë violinë ose flaut
Ish-deputeti dhe zyrtari i Nismës, Zafir Berisha ka thënë se ka tri armë me leje dhe se nuk është çudi nëse ai shihet me armë në fotogarfi.
Berisha ka thënë se lajm do të ishte nëse “Zafa” shihet me violinë apo flaut dhe jo me armë.
“Tash me thënë të drejtën me pa Zafën me armë dhe me bë lajm, është pak çudi. Me bo me m’pa me flaut ose me violinë, ndoshta duhet m’u kon lajm. Sido që të jetë, ka njerëz që emrin tim si emër, atraktiv për rrjete sociale, e përdorin. Unë nuk e shoh shumë tragjike këtë”, ka thënë ai.