Berisha: Serbia nuk ka ndryshuar që nga koha e Millosheviqit - NACIONALE

Berisha: Serbia nuk ka ndryshuar që nga koha e Millosheviqit

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Në një intervistë për “Info Magazine” të Klan Kosovës, ish-komandanti i Brigadës 125 të UÇK-së, Zafir Berisha, ka folur rreth gjeneralit serb Bozhidar Deliq.

Si dëshmi se Serbia është ende e njëjtë me atë të Millosheviqit, tha ai, është përzgjedhja e Bozhidar Delit si nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.

“Emërimi i Bozhidar Deliqit si nënkryetar i Parlamentit të Serbisë, përforcon qëndrimet tona se Serbia nuk ka ndryshuar nga koha e Millosheviqit dhe është po e njëjta, faktikisht tashmë nuk është zbulimi i ujit të nxehtë në rast se themi se politika aktuale në Serbi, duke pasur si president një ministër të Millosheviqit, prandaj po besoj se edhe politika vendore, po veçanërisht ndërkombëtare, të cilët janë insistues për zbutjen e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë", tha Berisha për Klan Kosova.

Deliqi e ka vendin në Hagë, jo në krye të institucioneve, sipas Berishës.

“Kemi të bëjmë me ata që kanë bërë masakra dhe gjenocid në Kosovë, sidomos rasti konkret Bozhidar Deliq, njëri nga oficerët e lartë të ushtrisë serbe, i cili ka operuar edhe në regjionin e Prizrenit, regjion i cili është i mbushur përplot me masakra, sidomos gjatë vitit 1999, mars, prill, maj e deri në përfundim të luftës”, tha ai.

Lajme të ngjashme