Berisha: Rinia është në krye të misionit për shpëtimin e Shqipërisë
Dy ditë para protestës së opozitës, lideri PD-së, Sali Berisha, ka takuar forumin rinor të kësaj partie.
Gjatë takimit, ai ka thënë se rinia është në krye të misionit për shpëtimin e Shqipërisë.
“Në qoftë se Partia Demokratike ka një mision së bashku me forcat e tjera opozitare shpëtimin e Shqipërisë në këto kohëra kritike për të, në krye të këtij misioni qëndron forumi rinor. Qëndrojnë të rinjtë opozitar të cilët si misionar të vërtetë do bëjnë gjithçka për të fituar mendjet dhe zemrat e të rinjve shqiptarë dhe pastaj qytetarëve shqiptarë që të bashkohemi në një lëvizje të madhe për ndryshimin e Shqipërisë”, ka thënë Berisha.