Berisha për fjalimin e Ramës në KiE: Kudo që udhëton, paraqitet si anti-shqiptar - NACIONALE

Berisha për fjalimin e Ramës në KiE: Kudo që udhëton, paraqitet si anti-shqiptar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri opozitar në Shqipëri dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarë të Vaut të Dejës ka komentuar ndër të tjera edhe fjalimin e rivalit të tij sot në Asamblenë e Përgjithshme e Këshillit të Evropës.

Berisha është shprehur se qëndrimi që kreu i qeverisë Edi Rama mbajti në KiE ishte skandaloz. Sipas tij, fjalimi i Ramës tregoi që ai është anti-shqiptar.

“Në Këshillin e Evropës mbajti fjalimin, iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha që s’jemi prokurori këtu, pasta i tha pse ke frikë nga hetimi, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkak kryesor është qëndrimi i Edi Ramës se të gjithë vraponin për të bllokuar gjykatën dhe sot bëri skandalin, dhe iu ngrit tjetri ke ngatërruar adresë. Kudo që udhëton, ai udhëton si një anti-shqiptar i mirëfilltë”, tha Sali Berisha, transmeton abcneës.al.

Lajme të ngjashme