Berisha nga protesta: Bota na sheh si popull i gomoneve, Rama armik i lirive tona - NACIONALE

Berisha nga protesta: Bota na sheh si popull i gomoneve, Rama armik i lirive tona

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në protestën e Partisë Demokratike që po mbahet përpara Kryeministrisë në Tiranë, ka folur edhe kreu i kësaj partie Sali Berisha, i cili fillimisht shprehu mirënjohje për pjesëmarrësit duke e cilësuar protestën një “cunam të lirisë së shqiptarëve”.

Berisha, më pas vazhdoi duke thënë se shqiptarët po shihen nga bota si “popull i gomoneve”, për shkak se Rama ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion.

Ne mblidhemi sot këtu kur njëlloj si 32 vite më parë, bota na shef si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe të ndalemi për një moment se pse ne sot pas 32 vitesh u bëmë sërish njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës. Nuk ka vend të bekuar si kjo tokë, nuk ka vend më të pasur se ky vend. Por shqiptarët janë sot populli i gomoneve sepse dikush, dhe ky dikush është Edi Rama, ju ka grabitur votën, ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion, ka shndërruar votën e tyre në votë kallp, në votë fiktive vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet,” ka thënë Berisha.

Më tej, Berisha e ka quajtur kryeministrin Rama, armik të lirisë e votës, që nuk njeh ligj e Kushtetutë.

“Ky armik i lirisë sonë, ky armik i votës suaj, nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh moral, nuk njeh asgjë dhe është vërsulur me të gjithë makinerinë e narkoshtetit që t’u rrëmbejë shqiptarëve votën, dhe bashkë me votën, dinjitetin, besimin, shpresën,” është shprehur Berisha.

Lajme të ngjashme