Berisha: Kurti e Vuçiq u dakorduan të mos bëjnë diplomacinë e altoparlantit - NACIONALE

Berisha: Kurti e Vuçiq u dakorduan të mos bëjnë diplomacinë e altoparlantit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i PD-së, Sali Berisha, e ka vlerësuar si pozitiv takimi e djeshëm në Bruksel të kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se të dy palët kanë rënë dakord që të heqin dorë nga diplomacia e altoparlantit.

Një takim mund të themi, edhe pse nuk pati rezultatet konkrete për çështjet, ishte pozitiv sepse të dy palët ranë dakord që të mos bëjnë shumë diplomacinë e altoparlantit po të vazhdojnë bisedimet dhe negociatat dhe urojmë që të dominojë arsyeja. Beogradi të heqë dorë nga projekti i Putinit për të hapur një konflikt të ri në Ballkan”, ka thënë ai.

Sipas tij, dialogu midis palëve është i domosdoshëm për kapërcimin e krizës aktuale.

Të gjitha që unë kam lexuar, deklarata të paanashme, flasin se çështja e targave dhe letërnjoftimeve siç e kërkon qeveria e Kosovës është e parashikuar në marrëveshjet e mëparshme të arritura midis dy palëve në Bruksel. Sidoqoftë, unë mendoj dhe besoj se dialogu midis palëve është i domosdoshëm për kapërcimin e krizës të krijuar nga qëndrime absolutisht të pambështetura në marrëveshje të Vuçiq ndaj problemit të targave dhe letërnjoftimevetë serbëve në Kosovë“, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme