Berisha kërkon hetim të pavarur për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Askush s’është mbi ligjin - NACIONALE

Berisha kërkon hetim të pavarur për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Askush s’është mbi ligjin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka reaguar me shqetësim pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në rrethana të dyshimta gjatë një konfrontimi me Policinë në Lipjan.

Berisha ka kërkuar hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe transparent nga organet kompetente, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit.

Ai ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në vdekjen e të riut dhe ndëshkimin e kujtdo që ka tejkaluar kompetencat ose ka vepruar jashtë ligjit.

Lajme të ngjashme