Berisha i bën thirrje Maqedoncit të japë dorëheqje: Shumë figura janë të ndikuara nga Dejona Mihali
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha i ka bërë thirrje ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci që të japë dorëheqje.
Berisha ka thënë se problemet në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë më të mëdha se ato që janë përmendur.
“Ne do të vazhdojmë punën tonë në thirrjen në përgjithësi, edhe në raportim të komandatit por edhe të ministrit që e ftoj të jap dorëheqje se nuk ka çka me na tregu ma, nëse vazhdon me rrejt tërë kohën. Problemet në FSK janë më të mëdha se ato që i kemi përmend, nuk është e vërtet se këta kanë plotësu ndonjë kriter apo e kanë avancu çështjen e FSK-së. Janë interferimet partiake në ministrinë e mbrojtjes, të njerëzve jo legjitim, të pazgjedhur, pa mandat që interferojnë në tërë këto punë”.
Tutje, ai ka foolur edhe për dejona Mihalin, duke u shprehur se shumë figura janë të ndikuara nga ajo.
“Çështja me ushqimin është problem, sepse aty janë dy grupe të së njëjtës parti, që insistojnë me marrë tendera edhe me përfitu. Për shkak të këtyre problemeve kemi edhe dorëheqjen e një ministri paraprak, për shkak të interferimeve partiake. Këto janë dy grupe, në njërën anë ministri që don me bo një kontratë me një operator egzistues, edhe zv/ministri, sekretari e disa deputetë që janë ma shumë të ndikum nga Dejona Mihali, që dëshiron me ia dhënë një operatori tjetër, kur e kanë pa që kjo punë është bërë e madhe, pastaj kanë vendos që ta bëjnë ushtrinë e pavarur, që ushtria të bëjë bukën, kjo i bie që edhe aty munden me ndodh hajni, sepse tash nuk vjedh operatori por vjedh direkt zv/ministri e kta, dmth kjo nuk është shpëtim për ushtrinë.Problem korrupsioni është gjithkun por më së shumti në Kosovë, nuk ka shpëtim kjo.” – citohet se ka thënë ai për “Blic”.