“Benzinë zjarrit, e kundërta e shtensionimit”: Gjermania qorton qeverinë për strukturat paralele serbe
“Pajtohem plotësisht me këtë deklaratë”, ka thënë ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, duke rishpërndarë deklaratën e zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, se janë “të shqetësuar shumë...me mbylljen e papritur” të disa institucineve paralale serbe me urdhër të Ministrisë së Brendshme, për çka thanë se “ndikohet negativisht drejtpërsëdrejti në jetët e përditshme dhe kushtetet e jetesës” së komuniteti serb për sa kohë nuk ka alternativë tjetër.
Jorn Rohde, ka shkruar në “X” se “verpimet e njëanshme veçse i shtojnë benzinë zjarrit dhe janë e kundërta e uljes së tensioneve” teksa bëri thirrje që çështje të këtilla duhet të adresohen përmes dialogut të fascilituar nga Bashkimi Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Again, I fully support this statement!
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 4, 2024
Unilateral measures only add fuel to the fire and are exactly the opposite of reducing tensions.
The EU-led dialogue between 🇽🇰 and 🇷🇸 is the only appropriate forum to address these issues. https://t.co/VOt8nAYTat