Ben Andoni i ashpër: Albulena Haxhiu është 'kamikaze politike', kur nuk të votojnë, nuk të duan - NACIONALE

Ben Andoni i ashpër: Albulena Haxhiu është 'kamikaze politike', kur nuk të votojnë, nuk të duan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Publicisti shqiptar Ben Andoni ka kritikuar ashpër Albulena Haxhiun

“Kur nuk të duan 50 seanca rresht, për tagrin, dinjitetin tënd, bën një tërheqje”, tha Andoni mbrëmë në A2CNN.

“Përballë ke njerëz që i shikon. Njerëzit që nuk të votojnë përballë, nuk të duan… Kaq e thjeshtë”, tha ai.

Andoni e quajti Haxhiun “kamikaze politike”.

“Sepse nuk janë numrat. Duke mos qenë numrat, është zgjedhur shumë mirë një individe që ka dashur të bëjë në njëfarë mënyre edhe pjesën e kamikazes politike, duke shkatërruar dhe prestigjin e vet. Mos harroni që gjatë mandatit të zonjës, janë prishur edhe dëshmitë për Deharin e shkretë”, tha ai.

Lajme të ngjashme