Bellanova kalon në Inter
S P O R T
Raoul Bellanova është lojtari më i ri i Interit, duke kaluar nga skuadra e Cagliarit në formë të huazimit njëvjeçar.
Bellanova kaloi testet mjekësore sot në mëngjes, kështu për t’u bërë lojtari më i ri i Interit.
Pasi kaloi testet mjekësore, Bellanova tha se ka qenë gjithmonë tifoz i Interit.
“Jam i lumtur që jam këtu. E kam përkrahur Interin që kur isha fëmijë.”
Zikaltrit do të paguajnë tre milionë euro për huazimin njëvjeçar dhe në fund të sezonit kanë mundësinë e blerjes totale për shtatë milionë tjera.