Bekim Haxhiu thotë se Kadri Veseli e ka bërë kontraktimin e armatimit të FSK-së më 2018
Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar armatimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas deputetit të PDK-së, kontraktimin e armatimit e ka bërë Kadri Veseli, ish-kryetar i PDK-së, në vitin 2018.
“E vërteta e blerjes se armatimit nga SHBA, negocimin dhe kontraktimin e bëri Kadri Veseli në vitin 2018.
Një pjesë e këtij armatimi, mjetet e blinduara “Humvee” nga SHBA kishin arritur në Kosovë me 25.07.2020.
Pse ka pasë vonesa për pjesën tjetër të armatimit duhet te japin llogaridhënie qeveritarë e sotëm.” – shkroi ai.
Tutje, ai ka akuzuar LVV-në dhe LDK-në se nuk i votuan ndryshimet kushtetuese për ta bërë FSK-në ushtri 10 vite më parë.