Bekë Berisha: Mbi 30 ish-ushtarë të brigadës "Mergimi" aderuan në AAK
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka dhënë një lajm të madh për përkrahësit dhe votuesit e kësaj partie.
Berisha në Facebook ka njoftuar se janë anëtarësuar mbi 30 ish-ushtarë të brigadës “Mërgimi”.
Berisha ka thënë se kjo gjë u bë më ndihmën e disa shokëve dhe se pas 23 viteve ata u anëtarësuan plotësisht në AAK.
“Pata kënaqësinë që sot pas një pune të gjatë nga ana ime me ndihmën edhe të disa shokëve në prani të kryetarit të AAK-së z.Hardinaj, pas 23 vitëve t'ju urojmë mirëseardhje dhe anëtarësim të plotë në AAK, për mbi 30 ish-ushtarëve të brigadës "Mergimi". Ky aderim dhe besim i këtyre bashkëluftëtarëve të mi na jep forcë dhe na obligon që gjaku dhe sakrifica e çdo ushtari të UÇK-së, që është edhe amanet i cili do të na motivoj për të forcuar shtetin e Kosovës.”, ka shkruar Berisha.
Si duket AAK ka filluar më herët përgatitjet për zgjedhjet, kurdo që do të mbahen ato.
