Bekaj: Nder që isha kapiten, gjithmonë jam i përgatitur pavarësisht a luaj
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj ndihet i lumtur që ishte kapiten në ndeshjen ndaj Armenisë.
“Dardanët” barazuan me rezultat 2:2 ndaj Armenisë në “Fadil Vokrri”, duke bërë paraqitje të mirë me lojtarët e rinj.
Pas ndeshjes për “Supersport”, foli Bekaj, që tha se ndihet krenar që ishte kapiten.
“Është nder për mua që të isha kapiten sot. Unë përgatitem gjithmonë – luajë apo jo është çështje tjetër”.
I pyetur për Jetmir Halitin, Bekaj deklaroi se gjatë pjesës së dytë ishte më i mirë.
“Haliti ishte shumë i mirë, i qetë. Në pjesën e dytë u komponuam më mirë dhe luajtëm mirë. Kemi lojtarë të mirë”, përfundoi ai.