“Bëjmë hajgare me budallë”: Avdiu komenton deklaratën e Bislimit për pagat 3 mijë euro e 500 euro - NACIONALE

“Bëjmë hajgare me budallë”: Avdiu komenton deklaratën e Bislimit për pagat 3 mijë euro e 500 euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdojnë reagimet pas një deklarate të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi gjatë një interviste mbrëmë në RTK.

Analistja dhe aktivistja, Zana Avdiu ka komentuar deklaratën e tij i cili tha se “mirëqenia është relative”.

Sipas saj, kjo i bie “bëjmë hajgare me budallë”.

Ndërkohë, mbrëmë Bislimi ka shpejguar mënyrën se qysh qytetarët i kanë 2 miliardë euro më shumë.

Mirëqenia është relative. Ti mundesh me qenë me pagë 3 mijë euro dhe mos me u ndi që ke mirëqenie ekonomike. Mundesh me pasë pagën 500 euro dhe me u ndi që nuk të mungon asgjë. Është bukur relative” - tha ai.

Lajme të ngjashme