“Bejlerët që ua qajnë hallin të tjerëve”: Muja i përgjigjet akuzave të opozitës për akuzat rreth librave
Grupi parlamentar i Vetëvendosjes ka mbajtur konferencë për media për temën e teksteve shkollore.
Deputeti i VV-së Armend Muja tha se akuzat e opozitës se subvencionimi i librave shkollorë nga ministria e arsimit është maltretim për nxënesit dhe prindërit, nuk qëndron.
Muja tha se kjo mund të jetë maltretim për stilin e jetesës se partive opozitare apo sipas tij “bejlereve që iu qajnë hallin të tjerëve” por kjo është e domosdoshme për arsimin e fëmijëve.
“Fakti që prinderit do të subvencionohen dhe do të jenë para librarive me femijet e tyre kjo sipas tyre quhet malltretim. Kjo mbase mund të jetë stil jetese për PDK-në dhe LDK-në. Të qenit me fëmijët para librarive është e domosdoshme në bazë të të gjitha studimeve mbi arsimit. Kjo nuk do të duhej të ishte malltretim, por mbase mund të jetë maltretim për bejlerët qe iu qajnë hallin të tjerëve”, tha Muja.